top of page

< KTHEHU

IOV20230531-0809.jpg

NEN LULE

8 TETOR 19:00

THOMAS LEBRUN

Në mungesë të një termi që përkufizon feminitetin e një burri, koreografi Thomas Lebrun nisi një hulumtim në Meksikë mbi një gjini të panjohur tjetërkund: Muxes. 

“Nën lule” është një evokim i kërcyer i feminitetit mashkullor. Në Perëndim, “burri femëror” shpesh duhet të fshihet përballë një viriliteti primar, që ngatërron maskulinitetin me dhunën. Në kultura të tjera, disa fëmijë rriten pa gjini që nga lindja. Ndër kulturat tolerante, si në qytetërimin Zapotek në Meksikë, Muxes rriten si vajza që shumë herët. Ata mund ta jetojnë feminilitetin e tyre dhe të angazhohen në aktivitete si gatimi, qëndisja, parukeria… Për krijimin e tij të ri, koreografi dhe drejtori i Qendrës Kombëtare Koreografike të Tours, Thomas Lebrun, zgjodhi t’i qaset këtyre qënieve - as gra as transgjinorë - me pesë kërcimtarë. Midis realizmit dhe onirizmit, “Nën lule” evokon feminilitetin te burrat, pa e zhytur atë, si ndodh rëndom, në një marrëdhënie me seksualitetin. Artisti kështu krijon një hapësirë midis kërcimeve mashkullore dhe femërore, përfytyrimeve dhe tejdukshmërive, ndonjw ngjyre këtu dhe vezullimi atje… 

under the flowers
bottom of page